Futboll Premier League Sport

ÇMENDEN KAMPIONËT E PREMIER/ Manchester City ka gati 100 milionë euro për mbrojtësin “Zikaltër”…

Manchester City është gati të ofrojë 100 milionë euro për mbrojtësin sllovak të Interit, Milan Skriniar, lajm që konfirmohet nga “calciomercato”. Kampionët e Premier League nuk janë të vetmit që duan mbrojtësin 24-vjeçar, pasi edhe Manchester United e Real Madrid janë vënë në gjurmët e tij. Gjithsesi, pikërisht shuma që do të ofrohet do të jetë çelësi i suksesit për ekipin që do të marrë shërbimet e Skriniar.

Në fakt, City shpreson të marrë senegalezin Kalidou Koulibaly (luan me Napoli), por ai kushton shumë shtrenjtë, rreth 130 milionë euro. Për këtë arsye, ekipi kampion i Anglisë ka ulur disi pretendimet, duke synuar sllovakun, i gatshëm të nisë një aventurë të re.

Inter nuk ka dëshirë të lërë të lirë mbrojtësin, por nëse oferta do të jetë 100 milionë euro do të ndryshojë mendje. Kjo shumë do ta bënte Skrinuar mbrojtësin më të shtrenjtë në botë.

Related posts

PAS ZBARKIMIT NË PARIS/ Shihni momentin e mbërritjes së Messit tek PSG për të kryer vizitat mjekësore (VIDEO)

Delo.autor

DEPAJ VAZHDON TEKAT/ Juventusi devijon te bomberi polak

F.autor

Kosova U18 në basketboll, kampione e divizionit C të Europës

Sadik.Autor

Leave a Comment