Futboll Premier League Sport

SYNON PËRFOCIME NË VERË/ “Djajtë e Kuq” kanë gati 250 milionë euro për 3 talente portugez, ja emrat e bujshëm

Skuadra e Manchester United është gati të paguajë 250 milionë euro për të sjellë në “Old Trafford” 3 talente të kombëtares portugeze të futbollit. Bëhet fjalë për sulmuesin 19-vjeçar të Benfica, Joao Felix; mbrojtësin 21-vjeçar të Benfica, Ruben Dias si dhe për mesfushorin 24-vjeçar Bruno Fernandez, që luan me Sporting.

Tri futbollistë që janë pjesë e ekipit kombëtar “luzitan” dhe që po shkëlqejnë në skuadrat e tyre. Sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, skuadra e Manchester United kërkon të përsëritë edhe një herë historinë, duke synuar që të sjellë në Premier një tjetër Cristiano Ronaldo.

Natyrisht që nuk ka për të qenë e lehtë për United të realizojë këtë blerje të 3-fishtë, pasi për këta lojtarë janë interesuar edhe Manchester City, Real Madrid, Barcelona e Juventus. Ndaj “djajtë” kanë rritur ofertën, për të bërë të mundur një blerje “në grup” dhe të evitojë konkurrencën.

Related posts

GOLASHËNUESI I 3 LUANËVE/ Me numrin 10 dhe shiritin e kapitenit! Ndeshja speciale e…

Isa.Autor

PAS FITORES NË DERBI NDAJ MANCHESTER UNITED/ Guardiola: Mënyra më e mirë për të heshtur “Old Trafford” është…

Delo.autor

ARSENAL-MANCHESTER CITY/ “Qytetarët” në kërkim të një ecurie rekord në Premier (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment