Futboll Kombëtarja Sport

NË PRAG TË NDESHJES ME ANDORRËN/ Ervin Bulku: Kjo ndeshje duhet fituar patjetër, të vazhdojmë…

Trajneri i Kombëtares Ervin Bulku, ka folur përprara mediave në konferencën për shtyp ku u shpreh:

Ndeshja me Andorrën?

Duke qene pranë skuadrës, mendoj që duhet ta harrojmë atë ndeshjen me Turqinë. Kjo ndeshje duhet fituar patjetër. Duhet të fillojmë qysh nesër dhe të vazhdojmë rrugën tonë.

Çfarë emocioni dhe çfarë përgjegjësie keni në këtë sfidë, a është thikë më dy presa?

Detyra ime është të fitojmë ndeshjen, bashkë me lojtarët sepse vetëm nuk e arrijë dot. Padyshim që është një përgjegjësi e madhe që më ka dhënë Federata.

Kthehesh pas 17 vjetësh, por tani si trajner?

Ndryshimi është që kjo ndeshje duhet të fitohet me patjetër dhe jam i bindur që nuk do të ndodhë më ai gabim.

Cila është gjendja e Sadikut dhe Balajt? Mund të luajnë të 2 bashkë?

Ngelet për t’u parë mbas stërvitjes së fundit dhe pastaj mund të vendosim. Padiskutim që mund të luajnë bashkë.

Cila është gjendja psikologjike e lojtarëve?

Jemi munduar që të harrojmë sa më shpejt humbjen. Gjendja është shumë e mirë, jemi përgatitur vetëm për ta fituar këtë ndeshje.

Besoj se lojtarët mund të japin më shumë?

Është e vërtetë që këta janë lojtarët. Këta janë lojtarët që kanë bërë të lumtur shqiptarët kur shkuan në Francë. Kam bindje të plotë se mund ta kalojnë këtë moment.

Related posts

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN RUMUN/ Ylli Vajushi ndëshkon CSM Resita me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

STUDION MERKATON E ARDHSHME/ Shifra bombastike, Real Madrid ka gati ofertën GALAKTIKE për Mbappe

Delo.autor

Ish-futbollisti i disa skuadrave, trupi që vazhdon të godasë rrjetet sociale (fotot)

Sadik.Autor

Leave a Comment