Futboll Premier League Sport

PSG s’heq dorë nga Kante/ Barazon ofertën e Chelsea për të marrë kampionin e botës

Edhe pse 24 orë më parë drejtuesit e Chelsea deklaruan se do t’i ofrojnë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila N’Golo Kante do të përfitojë 18 milionë euro, skuadra e PSG-së nuk heq dorë nga ideja për ta sjellë kampionin e botës në Francë. Chelsea i ofroi një rrogë prej 290 mijë stërlina në javë, duke e bërë lojtarin më të paguar, por PSG ka gati të njëjtën ofertë për lojtarin, duke tentuar t’ia rrëmbejë atë skuadrës londineze.

Për trajnerin Thomas Tuchel ai mbetet objektivi kryesor i merkatos dhe kërkon ta sjellë me çdo kusht në Paris. “Nuk preferoj të flas për lojtarët që janë në skuadrat e tjera. Unë nuk e di se çfarë do të bëjë klubi”, tha Tuchel në lidhje me afrimin e mundshëm të Kante te skuadra e PSG-së. Por francezët synojnë të barazopjnë ofertën e Chelsea për të bërë të mundur transferimin e lojtarit të Chelsea, pasi e konsiderojnë mesfushorin më të mirë në botë.

Related posts

NUK SHPËTON AS JUVENTUSI/ Milanezët blofe të bujshme, Sasuolo në histori

Delo.autor

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Arbitri ndërron jetë gjatë ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Shihni se çfarë bën lojtari i Atalantës nga pika e bardhë përballë Strakoshës

Q.Autor

Leave a Comment