Futboll Sport

“SI AI, ASKUSH TJETËR MË PARË”/ Mourinho “bekon” Zidane

Jose Mourinho e ka “bekuar” rikthimin e Zinedine Zidane në “Bernabeu”, duke theksuar se është njeriu i duhur për stolin e Real Madridit. Francezi u riemërua si trajneri kryesor i “Los Blancos” në fillim të këtij muaji, vetëm 10 muaj pasi kishte dhënë dorëheqjen nga i njëjti pozicion.

Pas shkarkimit të Solarit, shumë besuan se Mourinho do të kthehej aty, duke qenë se ishte pa punë, që nga largimi si trajner i Manchester United në dhjetor. Portugezi ishte trajner i të bardhëve në periudhën 2010-2013, por Florentino Perez vendosi të rikthente fituesin e trefishtë të Ligës së Kampionëve, Zidane.

Vetë Mourinho e “bekon” këtë zgjidhje. “Unë nuk mendoj se mund të flasim për karrierën e tij si trajner, ende, – tha Mourinho për “Canal Plus”. – E ka të ardhmen përpara. Sidoqoftë, për një kohë shumë të shkurtër, Zidane bëri atë që askush nuk e kishte bërë më parë, fitoi tri Liga Kampionesh radhazi.

Tani po fillon një hap të ri në karrierën e tij, duhet të ndërtojë një skuadër. Ai duhet të bëjë zgjedhje, të blejë lojtarë, t’i shesë ato, t’i aftësojë ata, t’u japë filozofinë e tij të lojës. Unë mendoj se Zidane është ndoshta personi më i mirë për atë klub”.

Related posts

ÇFARË “MAGJIE”/ Ylli i Premier League shënon golin e vitit ndaj West Ham (VIDEO)

Delo.autor

PAS 10 MINUTASH LOJË/ Mesfushori Gomez zhbllokon sfidën ndaj Milan me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E JUVES/ Paratici: Ne e adhurojmë POGBAN, por për atë dhe Milinkovic-SAVIC…

Isa.Autor

Leave a Comment