Futboll Seria A

Donnarumma: Divorc me Milan? Kam 4 vite kontratë

Pas ndeshjes ndaj Fiorentinës, e mbyllur në barazim 1-1, Gigi Donnarumma përgënjeshtron aludimet që pretendojnë se portieri i talentuar kuqezi është pranë divorcit me Milan. Në një prononcim për “Sky”. Pikërisht në ndeshjen e fundit për këtë vit, portieri kuqezi arriti kuotën e 100 ndeshjeve të luajtura me fanellën e Milan. Ndër të tjera, Gigi Donnarumma foli edhe për vëllain e tij, Antonio, që mbrojti portën e Milan në derbin e fituar nga kuqezinjtë, duke u shndërruar në heroin e triumfit ndaj Inter.

Donnarumma: «Io via dal Milan? Ho quattro anni di contratto»

“Çfarë i përgjigjem atyre që thonë se mund të largohem nga Milan që në merkaton e janarit? Që kam katër vite kontratë… Jam krenar që sot kam arritur kuotën e 100 ndeshjeve me fanellën e Milan. Gjithashtu jam krenar edhe për vëllain tim, Antonio, pas Kupës së Italisë. Më vjen keq për atë baner që disa tifozë shpalosën kundër tij, por punojmë bashkë dhe jemi krenar”, deklaroi Gigi Donnarumma, pas barazimit 1-1 me Fiorentinën.

Related posts

MOVIOLA/ Gol i rregullt i mohuar dhe penallti e padhënë, gjyqtari “masakron” Tiranën në Laç (VIDEO)

Isa.Autor

FLET PËR RREGULLAT E SEKSIT ME ICARDIN/ Wanda Nara zbulon: Nëse ndeshja shkon keq unë…

Delo.autor

DISFATA NDAJ BETIS/ Atletico bie në Madrid

F.autor

Leave a Comment