Futboll Sport

PA PANUCCIN/ Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Andorrës

Evin Bulku dhe Sulejman Mema pritet të rikthejnë shpresën e Shqipërisë që sot në mbrëmje do të përballet me Andorrën në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020.

Pas shkarkimit të Panuccit, tashmë Kombëtarja shqiptare do të përballet me një kundërshtar më të lehtë në letër.

LEXO EDHE:
PSG-ja 80 milionë euro për super lojtarin e Real Madridit
Sigurisht që me pezullimin e Strakoshës nga ish-trajneri, porta do t’i besohet Etrit Berishës.

Në mbrojtje nuk pritet të ketë ndryshime, me Gjimshitin e Ismajlin në qendër e Hysajn e Veselin nga krahët.

Në treshen e mesfushës , duke marrë në konsideratë faktin që kërkohet më shumë fantazi ndaj një kundërshtari që do të parkojë autobusin do të aktivizohen Basha-Kaçe-Xhaka.

Sa i përket sulmit, Uzuni dhe Grezda do të jenë në mbështetje të Sadikut. Gjithsesi, deri kur të bëhet zyrtar formacioni mund të ketë ndonjë ndryshim të minutës së fundit.

Formacioni i mundshëm: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli; Basha, Xhaka , Kaçe, Grezda, Uzuni, Sadiku.

Shqipëria do t’i kërkojë vetëm tri pikë, në mënyrë që t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikimin në Kampionatin Evropian

Related posts

Pochettino nuk e grumbullon ndaj Juve-s yllin e Tottenham: Nuk dua t’i shkatërroj karrierën

Q.Autor

BASKETBOLL/ Javë zhgënjyese për Barça e Real, fitojnë Milano dhe CSKA Moskë

Delo.autor

“MAMI, HUMBA AVIONIN”! Neymar dhe Mbappe do të qëndrojnë tek PSG, “L’Equipe” tregon prapaskenën

Delo.autor

Leave a Comment