Futboll Premier League Sport

KËRKOHET NGA SHUMË EKIPE/ Liverpool dhe Manchester United duan sulmuesin e ri, klubi anglez kryqëzon gishtat

Sulmuesi i Watford, Ismail Sarr, është kthyer në të shumëkërkuar nga drejtuesit e gjigantëve të Anglisë. Manchester United dhe Liverpooli kanë nisur punën për të bindur futbollistin e ri dhe ta rrëmbejnë që këtë merkato.

22-vjeçari dëshiron të largohet nga Watford për të hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. “Djajtë e kuq” dhe “Redsat” kanë hedhur grepat e parë për të blerë futbollistin.

Unitedit i dështoi afrimi i Jadon Sancho dhe prandaj kërkon që ta zëvendësojë me një tjetër futbollist. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë dhe se kush do të bindë Watfordin që kërkon të paktën 36 milionë euro për lojtarin.

Related posts

Bushi bën “blerje”/ I rrëmben Maqedonisë SUPER TALENTIN e Shkëndijes së Tetovës

Isa.Autor

E BUJSHME/ Real Madrid kalon çdo limit, i ofron në dorë Mbapesë shifrën e çmendur

F.autor

Manchester United shfaq interes për Lewandowskin

Q.Autor

Leave a Comment