Futboll Sport

150 MIJË EURO PËR ÇDO FITORE/ Duka i jep premtimin lojtarëve të Kombëtares

Kombëtarja shqiptare do të ketë në dispozicion një shumë prej 150 mijë eurosh, për çdo fitore që do të arrijë këtë edicion në ndeshjet eliminatore për Europianin 2020.

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në institucionin e futbollit, se ka qenë vetë presidenti Armand Duka, i cili në një bisedë me futbollistët ka konfirmuar planin që ka FSHF-ja.

Mësohet se fillimisht Duka e ka lënë gjithçka në dorë të lojtarëve, pra që ata të merrnin premio pas çdo fitoreje apo gjithçka të lihej për në fund, ku do të shpërbleheshin të gjithë për vendin që do të kapte skuadra në grupin eliminatore.

Kuqezinjtë kanë qenë më tepër të idesë për t’u shpërblyer pas çdo ndeshjeje, ku ata marrin pikët e plota.

Mirëpo, FSHF-ja ka planifikuar edhe premio për barazimet. Shifrat mund të shtohen në rast se arrihen fitore “big”, veçanërisht në takimet jashtë fushe.

Në 150 mijë euro, natyrisht pjesën e luanit e kanë titullarët, që përfitojnë mesatarisht 5-6 mijë euro për kokë pas çdo ndeshjeje të fituar të Kombëtares.

Related posts

SKËNDERBEU-TEUTA/ Penallti për durrsakët, Bregu mposht portierin Dajsinani nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Ze Maria nuk kënaqet me barazimin dhe flet për PARTIZANIN: Derbi është ndeshja me e lehtë

Isa.Autor

CR7 bisedon me Allegrin, Mendes sot në Madrid për të mbyllur transferimin

Isa.Autor

Leave a Comment