Futboll Seria A Sport

VAZHDON REVOLUCIONI NGA “THEMELET”/ Ronaldo “zgjedh” pasardhësin e Allegrit trajnerin…

Ylli portugez Cristiano Ronaldo, dëshiron të shohë trajnerin katalanas Pep Guardiola në krye të skuadrës së Juventus. Lajmin e ka raportuar media spanjolle “Marca”. Aktualisht Guardiola është trajneri i kampionëve në fuqi, njëherësh kryesuesve të klasifikimit të Premier League, Manchester City.

Trajneri aktual i bardhezinjve, Massimiliano Allegri pritet të largohet këtë verë nga Juventus, me drejtuesit e klubit që janë të pakënaqur me eliminimin e skuadrës nga UEFA Champions League në çerekfinale nga Ajax.

Në anën tjetër, spanjolli Pep Guardiola ka qenë në krye të skuadrës së Manchester City që nga vera e vitit 2016 me kontratën që skadon në 30 qershor të vitit 2021.

Related posts

CHAMPIONS CUP/ LYON e nis me fitore, “thyhet” BENFICA (VIDEO)

Isa.Autor

ULTRASIT E PSG FESTOJNË FINALEN/ Ndërhyn policia, gaz lotsjellës dhe përleshje (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA-ALAVES/ I mjaftojnë 15 minuta lojë, Griezmann zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment