Futboll Sport

NË PRAG TË NDESHJES MIQËSORE/ Dëmtimi i “Pleshtit” fut në sherr dy federatat, ja si shpërthen Marokut

Gjithkush dëshiron ta shohë Messin në veprim, kjo është normale, sepse po flasim për futbollistin më të mirë në botë. Kthimi i tij në kombëtaren e Argjentinës iu mundëson më shumë tifozëve të futbollit ta shijojnë këtë lojtar, jo vetëm duke bërë mrekulli me katalanasit. Prandaj, zhgënjimi dhe zemërimi i Federatës së Futbollit të Marokut, duke e ditur se Leo Messi nuk do të marrë pjesë në miqësoren e së martës (ora 16:00) në Tangier, është i madh.

Ylli i Barcelonës luajti 90 minuta në ndeshjen miqësore kundër Venezuelës, në “Wanda Metropolitano”, që Argjentina e humbi 3-1, pavarësisht kthimit “nën armë” të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Pas kësaj ndeshjeje, shërbimet mjekësore të kombëtares argjentinase lëshuan një deklaratë, që pasqyronte një lëndim të vogël të Leos, që do ta pengonte atë të luante miqësoren e dytë, kësaj here ndaj Marokut.

Sulmuesi argjentinas u kthye në Barcelonë, në vend që të shkonte në Tangier, por Maroku pretendon se nuk është zbatuar kontrata mes dy federatave për këtë miqësore. Federata Marokene e Futbollit i kërkoi shpjegime homologes argjentinase për mungesën e Messit, duke i përmendur kontratën. Sipas marrëveshjes, Argjentina duhet të paraqitet me kombëtaren A në miqësoren me ta.

Maroku e ka planifikuar ndeshjen kundër Argjentinës në përgatitje për Kupën e Afrikës, që do të luhet në Egjipt prej 21 qershorit deri më 19 korrik, por nuk do të jetë në gjendje të përballet me Leo Messin. Kapiteni i katalanasve tashmë është duke pushuar në shtëpinë e tij në Barcelonë, duke pritur ndeshjen e radhës të La Liga-s, derbin kundër Espanyol, që do të zhvillohet në “Camp Nou”, të shtunën.

Related posts

OFERTË E ÇMENDUR NGA ARABIA/ Trajner i CR7 dhe 150 mln euro, Zidane merr vendimin+

F.autor

MBI DRIBLIMIN E CR7 NDAJ RUDIGER/ Ish-futbollisti gjerman sulmon Ronaldon: Duket si budalla

Delo.autor

CHAMPIONS/ Chelsea një test force për Bayern, ja të gjitha parashikimet

Delo.autor

Leave a Comment