Futboll Premier League Sport

PËLQEHET SHUMË NGA REAL MADRIDI/ Kampioni i botës: Edhe nëse Zidane më thërret, kjo nuk më…

N’Golo Kante (28 vjeç) është një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe disa klube të mëdha janë të interesuar për të, si PSG dhe Juventusi. Futbollisti i Chelsea është tani për tani i angazhuar me ekipin kombëtar të Francës, në kuadrin e eliminatoreve të “Euro 2020”. Megjithatë, flitet se lojtari në fjalë pëlqehet shumë edhe nga Real Madridi.

Kur kanali televiziv francez “M6” e pyeti për interesin e ekipit të drejtuar nga Zinedine Zidane, mesfushori tha: Sot jam pjesë e Chelsea dhe ajo që thuhet kudo tjetër nuk është me rëndësi. Edhe nëse Zidane më thërret, më do në Madrid, kjo nuk më intereson, nuk është e rëndësishme. Jam te Chelsea dhe po fokusohem vetëm te kjo skuadër“.

Lojtari francez ka një kontratë me klubin e Londrës deri në vitin 2023. Këtë sezon, ai është spostuar disi në fushë, në një rol të ri, nga ardhja e Jorginho. Këtë të fundit e solli Maurizio Sarri nga Napoli dhe shërben si pikë referimi në lojën e bluve të Londrës, nën drejtimin e trajnerit italian.

Related posts

Balotelli rikthehet në kombëtare me një magji nga distanca (VIDEO)

Sadik.Autor

SARRI NË UDHËKRYQ/ Një kandidat kryesor për stolin e Chelseat, ja emri

Delo.autor

Gjici: Pakult na prishi ekipin, po të luanim në fushën tonë do ishin në vendin e parë

Isa.Autor

Leave a Comment