Futboll La Liga Sport

BËN BLERJEN “GALAKTIKE” TË VERËS/ Ja shifra “GALOPANTE” e Real Madridit për marrë Mbappen

280 milionnë euro. Kjo është shifra që do të shpenzojë Real Madrid për të marrë Kylian Mbappe nga PSG.

Sulmuesi francez është blerja galaktike që do të mbërrijë në verë në “Bernabeu”. Ka qenë revista e famshme franceze, e cila jep edhe çmimin “Topi i Artë”, “France Football” që në numrin e kësaj të hëne ka vendosur në faqe të parë planin për operacionin “Mbappe”.

Sipas kësaj medie, Zinedine Zidane ka vendosur që 20-vjeçari do jetë blerja e madhe e kësaj vere dhe presidenti Florentino Perez e ka përgatitur terrenin për të filluar punën.

Në javët e ardhshme pritet që Reali të fillojë negocimin me PSG-në dhe do jetë një telenovelë e vërtetë deri në fund të sezonit. Do të zgjasë përgjatë gjithë pranverës dhe në verë do të jetë definitive.

Nëse ku transferim do të realizohej do të ishte rekordi më i ri në botë. Duke qenë se kalimi i Neymar nga Barcelona te PSG kushtoi 220 milionë euro.

Related posts

NXORRËN FOTO NGA AUTOPSIA E EMILIANO SALA/ Burgoset drejtori dhe punonjësia e kompanisë së sigurisë…

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT SUEDEZ NË DILMË/ Ibrahimovic qëndron te Milan vetëm nëse ndodh kjo gjë!

Delo.autor

Higuain çon në DELIR TIFOZËT/ Me Milanin do të thyej rekordin që vendosa…

Isa.Autor

Leave a Comment