Futboll Sport

FLET PËR SYNIMET TIJ NË TË ARDHMEN/ Ancelotti: Napoli ka një projekt fitues, është afër…

Një ditë e relaksuar për Carlo Ancelotti, i cili shkoi në Universitetin “Tor Vergata’ për të marrë çmimin “Etika e Sportit”. Gjatë ceremonisë së shpërblimeve, trajneri i Napolit ka folur qartë për synimet e ekipit të tij për këtë sezon dhe për të ardhmen.

Sipas pikëpamjes së tij, skuadra është në rrugën e duhur për të marrë një trofe, në një afat të shkurtër: “Napoli sigurisht ka një projekt fitues, por ju duhet t’i shtrini këmbët sa keni jorganin. Klubi filloi përsëri një projekt, pas një dështimi. Vetëm pas 12 viteve, Napoli arrin të jetë gjithmonë në zonën e Ligës së Kampionëve dhe në vendet e para të renditjes së Serie A. Kjo do të thotë se është afër fitimit të një Kupe Italie, ose të një kampionati. Ka ende përmirësime për t’u bërë, por ne po punojmë në këtë drejtim”. 

Sa për Italinë e futbollit, pasi u kthye aty, Ancelotti nënvizoi se shumë gjëra kanë nevojë ende për t’u përmirësuar në aspektin e kulturës sportive dhe infrastrukturës: Pas 9 viteve trajnim jashtë vendit, kisha harruar se në Itali ka edhe fyerje në stadiume. Gjithmonë ka diçka për të përmirësuar në aspektin e kulturës dhe infrastrukturës sportive, duke filluar me “San Paolo”.

Related posts

VIDEO/ 5 ‘magjitë’ e Iniestas në ‘El Clasico’, turpëron çdo kundërshtar që i del përpara

Q.Autor

Sot luhet Angli-Kroaci/ Shihni gjesti që bën presidentja kroate me kryeministren britanike (FOTO)

Isa.Autor

Conte ‘trondit’ Chelsean, pret thirrjen e Perezit për t’ju bashkuar Realit

Q.Autor

Leave a Comment