Futboll Premier League Sport

PAS VETËM NJË SEZONI/ Liverpooli nxjerr në shitje mesfushorin, ja destinacionet e mundshme

Pas vetëm një sezoni, skuadra e Liverpool ka vendosur të nxjerrë në shitje mesfushorin nga Guinea, Naby Keita. 24-vjeçari erdhi verën e kaluar nga Leipzig, por këtë verë pritet të transferohet sërish. Bundesliga, ku ka luajtur edhe më parë si dhe Seria A janë destinacionet e mundshme ku mund të luajë sezonin tjetër.

Sipas “team talk”, skuadra e Liverpool është gati ta shesë lojtarin për një shumë më të ulët se ajo e 65 milionë eurove që pagoi vjet në verë. Madje përflitet se shuma që skuadra e “reds” synon të marrë për lojtarin do të jetë 50% më e ulët, deri në 30 milionë euro.

Keita erdhi me shumë bujë, si përforcimi i duhur për mesfushën e trajnerit Klopp, por është aktivizuar shumë pak: 21 ndeshje dhe këto shumicën e rasteve si zëvendësues. Bayern Mynih dhe Borussia Dortmund janë gati të duelojnë mes tyre për ta rikthyer në Bundesliga lojtarin.

Gjithsesi, edhe Milan ka nisur të interesohet për lojtarin, që mund të jetë një përforcim i rëndësishëm për të ardhmen, sidomos nëse kuqezinjtë luajnë në Champions. Leonardo ka nisur kontaktet e para me stafin e lojtarit, por Bundesliga mbetet destinacioni i tij i preferuar.

Related posts

Formula 1 synon një revolucion në sistemin e penalizimit të pilotëve

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ 4 lojtarë për Pogba, Real Madrid tenton sërish të josh “djajtë e kuq”

Delo.autor

U tha se kishte një marrëdhënie me Wanda-n, vjen e vërteta e Brozovic

Q.Autor

Leave a Comment