Sport Të tjera

2 VJET PAS KOMPETICIONIT/ Qerimaj merr zyrtarisht medaljen e bronzit në peshëngritje

Përpara pak javësh, Erkand Qerimaj u konfirmua si fituesi i medaljes së bronztë në Botërorin e Peshëngritjes së zhvilluar në Anaheim në SHBA, rreth 2 vite më parë.

Në atë kampionat, sportisti shkodran u rendit i katërti pas rumunit Dumitru, por ky i fundit rezultoi pozitiv në testet antidoping duke u detyruar t’ia dorëzojë medaljen Qerimajt, i cili e mori atë në një ceremoni pasditen e së hënës.

Për Qerimajn, kjo medalje erdhi në kohën e duhur, pasi peshëngritja po vërteton se është i vetmi sport në Shqipëri që ka këto suksese.

Ndërsa për Presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica, kjo medalje e Qerimajt duket si një rinisje e këtij sporti.

Javën e ardhshme në Gjeorgji do të zhvillohet Kampionati Evropian i Peshëngritjes dhe sportistët shqiptarë tashmë kanë filluar përgatitjet e tyre për këtë eveniment nga i cili shpresohet që të dalin me medalje.

Related posts

TRAGJEDI NË BRAZIL/ Bie zjarr në qendrën stërvitore të klubit të futbollit, 10 të vdekur (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Tifozët e Barçës: “Ramos bir b*shtre”. Ja çfarë gjesti bën Pique! (VIDEO)

Isa.Autor

PUSHIME PASIONANTE/ Theo Hernandez rikthehet në krahët e të dashurës me format bombastike (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment