Futboll Premier League Sport

DEKLARATA E ASHPËR/ Louis van Gaal sulmon: Ja ndryshimi mes Mout dhe Solskjaer

Kanë kaluar gati tre vite nga dita që Louis van Gaal hyri në sallën e konferencës së Wembley-t duke përplasur trofeun e FA Cup në tavolinë.

Holandezi sapo kishte fituar kupën që e konsideroi arritjen më të madhe në karrierën e tij për shkak të kritikave të shumta që duhet të përballonte atë sezon.

Po atë ditë është raportuar se ai do të shkarkohej nga Man United dhe në vendin e tij do të ulej Jose Mourinho. Dhe ashtu ndodhi…

Tani ai ka folur për kohën e tij tek United për BBC Sport, gjithashtu jep mendimin e tij për pasardhësit e tij Mourinho dhe Solskjaer.

“Njerëzit mendojnë se termi “fake news” (lajmet e rreme)  kanë dalë kur Donald Trump u bë presidenti i Amerikës, por në futboll ka 50 vite që ndodh,” shprehet holandezi.

“Trajneri pas meje ishte Mourinho, ai vendosi taktikën ‘parko autobusin’ dhe luaj me kundërsulme. Tani ka ardhur një trajner tjetër i cili parkon autobusin dhe luan në kundërsulm.

Ndryshimi i madh mes Mourinho-s dhe Solskjaer është se ky i dyti po fiton. Unë nuk jam aty, por mesa duket ka ndryshuar atmosfera në skuadër.

Megjithatë, mënyra se si po luan United tani nuk është ajo e Ferguson. Është mbrojtëse, futboll kundërsulmues. Nëse të pëlqen, të pëlqen. Nëse mendon se është më e bukur se futbolli im sulmues dhe i mërzitshëm, siç e kanë quajtur, atëherë kështu qoftë.

Është shumë e rëndësishme që United u kualifikua në çerekfinalen e Champions League. Madje ata mund ta fitojnë trofeun sepse luajnë me një sistem mbrojtës dhe është shumë e vështirë për t’i mposhtur, që megjithëse nuk mund t’u pëlqejë njerëzve, është një rezultat i punës së Mourinho-s.”

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një aksioni fantastik nga “Azzurrët”, Locatelli NDËSHKON Zvicrën (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS LARGON “XHOLIN” E EKIPIT/ Interi gati t’i “rrëmbejë” lojtarin e “Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

Premier League/ Përfundojnë ndeshjet, njihuni me rezultatet

Q.Autor

Leave a Comment