Futboll Ligue 1 Sport

TRANSFEROHET NË PARIS/ Mesfushori brazilian pranon ofertën e PSG-së, ja shifra e çmendur

Mesfushori brazilian i Napolit, Allan, ka pranuar ofertën e skuadrës së PSG, me të cilën do të luajë sezonin e ardhshëm. Lajmin e konfirmon media braziliane (Uol Esporte), sipas së cilës 28-vjeçari ka pranuar transferimin në Paris, ku me kampionët e Francës luajnë edhe patriotët e tij Tiago Silva, Dani Elves dhe Neymar.

Skuadra e PSG-së  ka formuluar një ofertë me vlerën e 60 milionë eurove për Allan, shumë e cila ka bindur presidentin Aurelio De Laurentiis të lërë të lirë lojtarin. PSG ishte prej kohësh në kërkim të një mesfushori pas polemikave me Rabiot. Madje PSG ka tentuar që të marrë Allan që në merkaton e janarit, por pa sukses.

Related posts

RONALDO I RI/ Talenti portugez i Wolverhampton kushton 120 milionë euro

Isa.Autor

EURO 2020/ U kualifikuan 4 kombëtaret e fundit, mësoni të gjitha grupet… (FOTO)

Delo.autor

Shkëlqyen në Botëror/ Yjet shqiptarë në garë për një çmim të rëndësishëm

Isa.Autor

Leave a Comment