Futboll Sport

RREGULLORJA NË “EURO 2020″/ Ja si kualifikohen në fazën e grupeve 24 kombëtaret

* Kualifikueset përfundojnë më 19 nëntor 2019.

* Datat e UEFA-s për ndeshjet dhe grumbullimet: 21-26 mars; 7-8 & 10-11 qershor; 5-10 shtator & 14-19 nëntor 2019.

* 22 nëntor 2019, shorti për “playoff” të Ligës së Kombeve.

* 30 nëntor 2019 Shorti i Europianit, në Bukuresht.

* Dy skuadrat e para të secilit nga dhjetë grupet kualifikuese sigurojnë një biletë në Europian.

* Katër biletat e fundit të Europianit i sigurojnë fitueset e katër Ligave A, B, C, D në Ligën e Kombeve.

* Liga e Kombeve do të luajë ndeshjet gjysmëfinale dhe më pas finalen e Ligës për të nxjerrë fituesen.

* Nëse fituesja e Ligës (A, B, C, D) nga Liga e Kombeve është e kualifikuar nëpërmjet fazës kualifikuese të “Euro 2020” (kualifikueset tradicionale), atëherë vendi i lirë i shkon skuadrës me renditjen më të mirë në atë ligë.

* “Euro 2020” do t’i luajë ndeshjet e fazës finale në 12 vende nëpër Europë: Grupi A (Itali, Azerbajxhan). Grupi B (Rusi, Danimarkë). Grupi C (Holandë, Rumani). Grupi D (Angli, Skoci). Grupi E (Spanjë, Republika e Irlandës). Grupi F (Gjermani, Hungari).

* Europiani në fazën finale i ndan 24 skuadrat pjesëmarrëse në 6 grupe me nga katër.

* Pas fazës së grupeve në Europian, kualifikohen dy vendet e para të secilit grup dhe 4 të parat në renditjen e vendeve të treta. Pra katër vendet e treta më të mira.

Related posts

DO TË TRASFEROHET TEK CHELSEA/ PSG i jep lamtumirën mbrojtësit Thiago Silva (VIDEO)

Delo.autor

PASI MORI DREJTIMIN E TOTTENHAM/ Conte nis nga puna, vë në shënjestër sulmuesin e Serisë A…

Delo.autor

THEU KARANTINËN/ Futbollisti i Manchester United filmohet duke pirë cigare teksa luan poker (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment