Futboll Ligue 1

UEFA kërcënon PSG, rrezikon përjashtimin nga Champions League

Paris Saint-Germain do të duhet të gjenerojë plot £61milionë nga shitja e talenteve, ose përndryshe mund të përjashtohen nga kompeticioni më elitar, Champions League, për vitin e ardhshëm. Gjigantët francezë aktualisht udhëheqin klasifikimin në Ligue 1 me plot 8 pikë epërsi ndaj ndjekësve më të afërtë dhe potencialisht do të hipotekojnë titullin kampion shumë kohë përpara përfundimit të sezonit. Pavarësisht, PSG mund të rrezikojë gjithsesi pjesëmarrjen në Champions League, nëse nuk do të arrijnë të zbatojnë rregulloren e UEFA për “Financial Fair Play”.

 Paris Saint-Germain will have to ship out £61m worth of talent to satisfy Financial Fair Play

Gjithësesi “L’Equipe” raporton se të dy transferimet më të bujshme të merkatos së verës, si blerja rekord e Neymar për £198milionë nga Barcelona, ashtu edhe huazimi i Mbappe nga Monaco, me të drejtë blerje në shumën £162milionë, janë kryer në mënyrë korrekte. Tashmë, dy futbollistët që PSG është e dëshpëruar të shesë janë pikërisht argjentinasi Angel Di Maria dhe braziliani Lucas Moura. UEFA ka theksuar se klubi francez duhet të rivlerësojë kontratat e sponsorizimit me market jo nga Katari, të mos përjashtojë sponsorët nga Emriatet dhe të rrisë çmimin e biletave. Realizimi i rekomandimit të shitjeve nisi që në merkaton e verës me largimin e Serge Aurier, Blaise Matuidi dhe Jean-Kevin Augustin.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ “Demi” Lautaro refuzoi Real Madrid 4 vite më parë!

Delo.autor

SHKËLQEN MBROJTËSI I KOMBËTARES/ Kumbulla debuton në Europë me gol. Roma ngrihet në këmbë (VIDEO)

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Tottenham udhëheq garën për Kessie para PSG-së, pasi bisedimet me Milanin…

Delo.autor

Leave a Comment