Futboll Sport

NJË “TANK” QË KUSHTON 100 MILIONË EURO/ Titullarët e trajnerit Flick vlenin më pak se kartoni i Griezmann

Liga e Kampioneve e sezonit 2019-2020 ka një padron absolut, Bajernin e Mynihut. Pas fitores së çmendur 8-2 ndaj Barcelonës, gjermanët kanë konfirmuar se janë ata skuadra për t’u mundur në këtë edicion të Champions-it, sepse numrat e Levandovskit me shokë flasin qartë dhe nuk lënë vend për interpretime. Dhe duke mbetur te numrat, Bajerni në këtë sezon europian ka fituar gjithmonë.

Një udhëtim perfekt, i cili i ka bërë me të drejtë bavarezët favoritët absolutë për trofeun dhe e gjitha kjo, me një skuadër të ndërtuar me pak para, por e mbushur në çdo cep të fushës, apo qoftë edhe të pankinës, me talent madhështor. Duke bërë disa llogari, 11-shja me të cilën Bajerni e nisi kundër Barcelonës ka kushtuar 100 milionë euro, e thënë ndryshe edhe më pak sesa katalanasit paguan për kartonin e Antuan Grizmanit.

Ky detaj nuk kishte se si të kalonte pa u vënë re në goleadën e stadiumit “Da Luz” dhe që konfirmon punën e shkëlqyer ndër vite nga drejtuesit bavarezë, në merkato dhe në rangjet e ekipeve të moshave. Kundër spanjollëve, protagonist absolut ishte Tomas Myler, ndonëse ajo që mahniti ishte prova e forcës me të cilën skuadra gjermane shtypi iberikasit. Një makinë perfekte, një tank që ka shtypur këdo që ka tentuar t’i dalë përpara. Duke nisur nga Kimish dhe Dejvis, shumë të zotët për të mbuluar krahët e mbrojtjes, por në të njëjtën kohë për të shtyrë me dinamikë dhe paparashikueshmëri edhe në fazën sulmuese.

Kimish

Dy “shpata” në ijët e Barcelonës ishin Gnabri dhe Gorecka, të cilët jo vetëm që luftuan, por në të njëjtën kohë dhuruan edhe shumë cilësi në fazën sulmuese, ndërsa Kutinjo, i zbritur nga stoli në çerekoren e fundit të ndeshjes, ishte i ligë, si një gjarpër, duke bërë diferencën. Ndërkohë, pjesën tjetër të veprës e kompletuan Robert Levandovski, i pakapshëm dhe gjithmonë prezent në tabelën e golashënuesve, por edhe një Ivan Perisiç, në formatin e Botërorit 2018.

Kundër Barcelonës, interisti i ardhur në formë huazimi në Mynih ofroi më të mirën e repertorit të tij, duke treguar edhe njëherë se nëse Bajerni nuk e konfirmon, atëherë Konte ne Milano bën mirë që t’i japë një shans të dytë. Por nuk është e gjitha këtu… Përveç njerëzve që zbritën në fushë, te Bajerni i Mynihut fantastik i këtij sezoni, sekreti qëndron edhe në pankinë. Pas shkarkimit të Niko Kovaçit në nëntor 2019, Hans-Diter Flik mori përdore skuadrën, duke e nisur nga forcat e grupit dhe nga pak koncepte të forta dhe të qarta: intensitet, presing i furishëm dhe zotërim topi.

mESI

Këto armë u dhanë bavarezëve menjëherë besim dhe pikë, shumë pikë madje. Me një trajner gjerman në stol, Bajerni bëhet gjithmonë i frikshëm, siç tregon mesatarja prej 2.74 pikësh për ndeshje në 31 ndeshje zyrtare të Flikut, të cilat janë shpërblyer dhe vënë edhe më shumë në pah dominimin absolut që “tanku” bavarez po shfaq në Ligën e Kampioneve. Dhe ndoshta, edhe froni europian do të jetë i tyre…

Related posts

JETA E RE E BOATENG/ Pushimet dhe e dashura e re bombastike italiane (FOTO)

Delo.autor

PROBLEMET FAMILJARE, JETA E SHTHURUR DHE KSAVI/ Prapaskenat e largimit nga futbolli të Pikesë

F.autor

Çështja e nxehtë “Griezmann”/ Barcelona-Atletico, brenda javës mësohet fituesi

Sadik.Autor

Leave a Comment