Futboll Sport

I JEP FUND DOMINIMIT TË PLESHTIT DHE CR7/ Luis Figo sponsorizon një mbrojtës për “Topin e Artë”, ja deklarata e bujshme

Luis Figo ka pohuar se kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, meriton ta fitojë “Topin e Artë”. Luka Modric e mori këtë trofe prestigjioz individual në vitin 2018, duke i dhënë fund dominimit të dyshes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në dekadën e fundit.

Është e qartë se Sergio Ramos e meriton ta fitojë “Topin e Artë”, – tha Figo për “Marca”. – Duke qenë mbrojtës, është pothuajse si të luajë portier, prandaj bëhet shumë më e vështirë për ta fituar çmimin, por Fabio Cannavaro e bëri këtë në vitin 2006. Kjo gjë varet edhe nga momenti, por nëse i referohemi vetëm cilësisë, është e qartë se Ramos duhet ta fitojë“.

Karriera e Luis Figo ka të ngjarë të kujtohet më shumë për transferimin e tij të diskutueshëm nga “Camp Nou” në “Bernabeu”. Në këtë pikë, portugezi shtoi: Kur të jepet një shans, gjithmonë mendon se do të jetë për mirë. Ai transferim synonte përmirësimin në çdo aspekt; ekonomikisht, në prestigj dhe për të fituar tituj. Kur kam nënshkruar për Interin, ishte thjesht një veprim në kërkim të lumturisë si futbollist“.

Ish-futbollisti elegant ka kaluar nëpër duart e trajnerëve të njohur në kohën e tij, por veçoi Johan Cruyff mbi të tjerët: Unë kam pasur fatin e mirë për të punuar me Cruyff. Ai ishte një mjeshtër, sa i përket filozofisë së futbollit të bukur sulmues. Kam mësuar shumë prej tij. Queiroz ishte trajneri im me ekipin kombëtar, por me skuadrat e tjera kam punuar me Del Bosque dhe Mourinho. Eshtë e vështirë të zgjedhësh mes tyre, pasi ishin të gjithë të rëndësishëm për mua“. 

Related posts

PUNIMET PO ECIN ME RITME TË SHPEJTA/ Ja në cilën fazë është stadiumi i ri i Kukësit (FOTO)

Delo.autor

DO TË LARGOHET NGA MILAN/ Portieri drejt kalimit në kampionatin spanjoll tek klubi…

Delo.autor

RRUGA DREJT TIRANËS/ Roma dhe Tottenham në fushë, zbuloni 16 ndeshjet e sotme në Conference League…

Delo.autor

Leave a Comment