Futboll La Liga

Barcelona në gjysmëfinale të Copa del Rey, debuton Coutinho

Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey, duke iu bashkuar Sevillas, Valencias dhe Leganes, kjo e fundit eliminoi Real Madridin.

Dy gola i kanë mjaftuar Barcelonës në Camp Nou kundër Espanyol për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Barça fitoi 2:0 në sfidën e kthimit në Camp Nou falë golave të Luis Suarez dhe Lionel Messi, që realizuan në minutat nëntë dhe 25’të.

Në këtë mbrëmje debutoi Philippe Coutinho. Ai u inkuadrua në vend të Andres Iniestas në minutën e 68’të, duke bërë paraqitje të kënaqshme.

Në gjysmëfinale Barça ka mundësi të takohet me klube si Sevilla, Valencia dhe befasia e këndshme Leganes, që eliminoi Real Madridin duke e mposhtur 2:1 midis Santiago Bernabeut

Related posts

Asistuesit më të mirë në Premierligë, bën pjesë edhe Xherdan Shaqiri

Q.Autor

NEYMAR NË TELASHE/ Ylli brazilian rrezikon të penalizohet rëndë pas grushtit ndaj kundërshtarit

Delo.autor

Plan sekret për të marrë HAZARD/ ZBULONI shifrën REKORD që do të paguajë REALI

Isa.Autor

Leave a Comment