Futboll Premier League Sport

Maurizio Sarri dhe Gonzalo Higuain, ribashkohet te Chelsea?

Tuttosport pretendon se nëse Chelsea merr Maurizio Sarri-n, ai do të kërkojë ish-sulmuesin e tij te Napoli Gonzalo Higuain t’i bashkohet nga Juventus.

Trajneri raportohet se është pranë një transferimi në Stamford Bridge këtë verë dhe ka një klauzolë lirimi 8 milionë euro në kontratën e tij.

Sipas gazetës torineze, nëse Sarri ulet në stolin e Bluve, ai do të kërkojë ribashkimin me Higuain.

Edhe pasi Pipita shkoi tek Juventus, respekti dhe admirimi ka mbetur edhe pas divorcit, me Higuain që është shprehur se do të kishte dëshirë të punonte sërish me Sarri-n.

Në sezonin e tij të fundit te Napoli, Higuain ka vendosur një rekord historik në Serie A me 36 gola në 35 ndeshje.

Më pas ai shkoi te Juve në 2016 kur Bardhezinjtë paguan 90 milionë eurot e klauzolës së lirimit të lojtarit.

Si pjesë këmbimi pritet të përdoret Alvaro Morata, i cili ka shprehur dëshirën e rikthimit në Serie A.

Related posts

KLUBI LEGJENDAR RREZIKON ZHDUKJEN/ Zidane: Shpresoj që situata të ndryshojë, kanë…

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT E MERKATOS TEK MILAN/ “The Athletic”: E mori sepse vitin tjetër shitet ky lojtar

Delo.autor

PLAS TEK REALI/ LOPETEGUI s’e llogarit si TITULLAR, MODRIC pranë INTERIT

Isa.Autor

Leave a Comment