Futboll Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Coutinho lëshon “bombën”: Do të largohem nga Barcelona…

Philipe Coutinho po mendon klubin e ardhshëm që do të luajë, duke qenë se te Barcelona nuk e shikon veten që nga fundi i këtij sezoni.

Në miqësoret që Brazili zhvilloi me Panamanë dhe Republikën Çeke, Coutinho ka zhvilluar disa biseda me shokët e kombëtares dhe gazeta spanjolle, “Sport”, e cila njihet për lidhjet e ngushta me Barcelonën ka zbuluar bisedën që braziliani ka bërë me shokët e tij.

“Po mendoj të largohem nga Barcelona, e di se është një vendim i vështirë, por kjo mund të jetë zgjidhja më e mirë për karrierën tim”, me këto fjalë mësohet të iu jetë drejtuar Coutinho shokëve te Brazili, por emrat e tyre nuk janë zbuluar.

Gjithsesi drejtuesit e Barcelonës ende nuk janë në dijeni të vendimit që ka marrë 26-vjeçari, për faktin se ai ende nuk ua ka bërë të qartë qëllimin e tij pas përfundimit të këtij sezoni.

Coutinho është i vetëdijshëm për formën e dobët që ka pasur këtë sezon dhe beson se një ligë tjetër do i japë atij shansin të shpërthejë ashtu si tek Liveprool. Për brazilianin interes të fortë ka Manchester United, të cilët do të provojnë në merkaton e verës për ta marrë në “Old Trafford”.

Related posts

Gafa amatoreske e portierit të PAOK, shmang goditjen e këndit dhe shkakton penallti (VIDEO)

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ E konfirmon vetë klubi, personazhi i parë me COVID-19 në futbollin brazilian është trajneri Flamengo-s (EMRI)

Delo.autor

MEDALJE E ARTË NË XHUDO/ Shqipëria shkëlqen falë Indrit Çullhajt në garën ndërkombëtare të Greqisë

F.autor

Leave a Comment