Futboll Seria A

Milan i Gattuso, skuadra që godet më shumë portën në Serie A!!!

Milan ka nxjerrë në fushë artilerinë e rëndë. “Epoka” Gennaro Gattuso ka nisur prej disa muajsh dhe të dhënat e fundit tregojnë se sulmi i ish-mesfushorit meriton një vëmendje të veçantë.

Trajneri i ri është historikisht i kujdesshëm në fazën mbrojtëse, por skuadra e tij ka arritur një statistikë me të vërtetë origjinale edhe në fazën sulmuese. Që nga data 1 dhjetor, Milan ka goditur 46 herë drejt portës kundërshtare, e dhëna më e mirë e Serie A. Juventus ka bërë tre goditje më pak, Napoli katër më pak dhe Roma gjashtë më pak. Askush nuk do ta kishte menduar diçka të tillë…

Image result for gattuso milan

Jo vetëm kaq, Milan mban vendin e tretë në Serie A për topa të luajtur në zonën kundërshtare, pas Roma dhe Juventus. Kuqezinjtë shkojnë në zonën kundërshtare më shumë se Napoli, Lazio e Inter, pavarësisht se nuk ka një golashënues në majën e renditjes së “bomberave”. Edhe kjo është kurioze.

Duhet shtuar edhe fakti se Milan është në vendin e katërt të Serie A për numrin e rasteve të krijuara. Problemi i Milan është se rezultatet nuk janë në linjë me shifrat e lartpërmendura. Që kur Gattuso ka marrë drejtimin e ekipit, Milan ka shënuar 8 gola në 7 ndeshje, i dhjetori në Serie A.

Related posts

E PADËGJAUR MË PARË/ Lojtari i Chelsea punëson trajner personal për të rifituar vendin e titullarit

Delo.autor

DISIPLINA/ Vazhdon çeku i gjobës për Teutën dhe Partizanin, humbje në tavolinë dhe ndëshkime te moshat

Delo.autor

Mbaron “aventura” europiane, Shkupi joshet nga titulli kampion

Isa.Autor

Leave a Comment