Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus synon të transferojë yllin e kampionëve francez…

Gjiganti italian synon ta transferojë gjatë verës që vjen sulmuesin argjentinas të Interit, i cili është i huazuar tek Paris Saint-Germaini

Juventusi është duke e monitoruar me kujdes situatën aktuale të Mauro Icardit.

Sulmuesi argjentinas është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi tek Paris Saint-Germaini.

Pas një fillimi të furishëm, përfaqësuesi argjentinas po kalon nëpër një krizë të golave në kryeqytetin francez.

Prandaj, kjo e bën të dyshimtë qëndrimin e tij më të gjatë tek kampioni aktual francez.

Dhe, e përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se Juventusi ka hyrë në garë për ish-futbollistin e Sampdorias.

Interi duket se nuk është i interesuar për ta mbajtur Icardin gjatë verës dhe do ta kërkojë një blerës adekuat. /Gazeta Express/

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Juventus kërkon “ndihmën” e Milan për sfidën e dyfishtë me Real Madrid

Q.Autor

INTERI NË “DIETË”/ Tani nisin spastrimet. Pesë lojtarë me “valixhe” në duar

Delo.autor

U SHPALLËN “MBRET” TË EUROPËS/ Holanda i pret si heronj dy fituesit e Champions (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment