Futboll Sport

TREGON KLUBIN TRIUMFUES TË CHAMPIONSIT/ Michel Platini: Favorit në Ligën e Kampioneve është…

Qëllimi i tij vazhdon të jetë i pandryshuar: të fitojë betejën me FIFA-n dhe t’i tregojë botës se është i pafajshëm. Michel Platini ngulmon se nuk e meriton të largohet nga bota e futbollit. Natyrisht që pyetjet kryesore për të i përkisnin futbollit, me ish-presidentin e UEFA-s që foli edhe për Juventusin.

Për mua, Juventusi është favorit në Ligën e Kampioneve, – thotë ai në një intervistë të transmetuar nga “Sky Sport 24”. – Gjithçka mund të ndodhë në çerekfinale e në vazhdim, por bardhezinjtë e kanë kaluar tashmë testin më të rëndësishëm, duke përmbysur Atletico Madridin, duke treguar se sa të fortë janë“. 

Cristiano Ronaldo ishte vendimtar në eliminimin e Atletico Madridit, me tregolëshin e tij. Zidane ndalet edhe te ylli portugez, që përkundër viteve mbi supe, mbetet në majat e futbollit botëror: A është Ronaldo ndër më të mirët ndonjëherë? Është e vështirë për t’u përgjigjur, është e vështirë të bëhen krahasime midis gjeneratave, shumë e vështirë. Sidoqoftë, ajo që ai dhe Messi kanë bërë në dhjetë vitet e fundit, ka qenë e jashtëzakonshme“.

Related posts

“TIFOZËT MË FALENDEROJNË, ITALIA ME MANCININ SHKON LARG”/ Conte: Moratti më telefonoi dhe…

Delo.autor

Frikë nga spiunët, Anglia ngre një mur 6 metra në Rusi. Kërkesa e çuditshme nga “tre luanët”

Sadik.Autor

FITORE ME POLEMIKA/ Partizani mposht me vuajtje Skënderbeun dhe sheh zonën e Europës

Delo.autor

Leave a Comment