Futboll Seria A Sport

Ekskluzive/ Milani dhe Interi larg pritshmërive, Italia humb lavdinë në Ligën e Kampioneve

Prej vitesh ekipet e Milanos po vuajnë prosperitetin e historisë së lavdishme që kanë në krijuar për më shumë se një shekull. Interi që u projektua për të tentuar titullin kampion për sezonin 2017-2018-të duke e nisur mirë sezonin dhe duke mbajtur vendin e parë për 3 muaj me radhë, prej javësh matematikisht hoqi dorë nga trofeu.E keqja ska fund për zikaltrit të cilët me shumë ngjasa nuk do të luajnë as në Ligën e Kampioneve.

18 herë kampionët e italisë nuk përfituan nga atmosfera e 70 mije tifozëve në San Siro duke u munduar nga Sasuolo me rezultatin 2-1. Një humbje që minimizon shancet për ekipin e Spalettit për të bër merkato, për shkak të sanksioneve finaciare. 3 herë kampionët e europës me shumë ngjasa do të humbasin edhe disa lojtar kryesor si Mauro Ikardi apo Ivan Perisic. E njëjta situatë edhe tek Milani i cili pasi shpenzoi 240 milion euro një vit më parë duke i rrezikuar për të qenë jasht europës. “Kuqezinjtë” luajnë sonte një takim vendimtar me nbjë kundërshtar direkt si Atalanta Etriit Berishës e cila do të shfrytëzopj faktorin fushë për të kaluar “djallin” në tabelën e klasifikimit.

Ekipi i Gatuzos vjen me moral të ulët pas disfatës me Juventusin në finalen e kupës së italisë. Një situatë e vështirë në kampin milanez që mund të hedh në erë të gjithë sezonin. E pra Milani dhe Interi që dikur i jepnin tonin jo vetem futbollit italian por edhe atij europian sot “lëngojnë” duke humbur mentalitetin fitues.

Përgatiti: AlpetNews.al

Related posts

“SULMON ASHPËR “PËRBINDËSHIN” RONALDO/ Ministri i Sportit: Gënjeshtar dhe arrogant

Delo.autor

“QETËSI PAS STUHISË” TE APOLONIA/ Trajneri Çoçlli: Nuk jemi të pagabueshëm, reagojmë kundër Teutës

Delo.autor

Ish portieri i Romës: Alisson vlen €70 mln, PSG, Real e Barça nuk refuzohen!

Q.Autor

Leave a Comment