Futboll Seria A Sport

ZBULON OBJEKTIVIN E “BOMBERIT” POLAK/ Babai i Piatek: Kërkon ta kthejë Milanin në…

Milan-it as që i shkon ndërmend që të ndahet nga Krzysztof Piatek dhe sulmuesi polak e mendon në të njëjtën mënyrë, por babai Wladislaw ka paralajmëruar: “Kërkon ta kthejë skuadrën në Champions League, por do të shohim se çfarë do të ndodhë pas skadencës së kontratës në 2023-shin “.

“Ai e shikon ndryshimin si një proces të rritjes dhe nëse Milan-i nuk do të rritet bashkë me të, do të jetë e pamundur të thuhet nëse dhe kur rrugët e tyre mund të ndahen”.

Këto  fjalë të babait të Piatek nuk janë një kërcënim, Milan dhe Elliott kanë të njëjtin mendim: në fillim duhet arritur Champions-i dhe më pas të punohet për t’u kthyer në majë. Gjithsesi, deklaratat e Wladislaw tregojnë ambicien e madhe të futbollistit.

“Një herë, kur luante me Cracovia-n, e kanë lënë gjithë javën të stërvitej me skuadrën e rezervave. Ai nuk ka thënë asgjë. Të dielën vendosën ta aktivizonin në mënyrë të papritur: Cracovia fitoi 2-1 me dy gola të tij”.

“Vetëm 23 vjeç dhe luan te një ekip i madh? I ka bërë mirë që nuk ka luajtur me një ekip të madh kur ka qenë shumë  i ri. Në këtë mënyrë ka patur mundësi të luajë. Po të ndodhte e kundërta, do të kishte qëndruar në stol dhe rritja e tij do të ishte ngadalësuar”.

Related posts

Nis pjesa e dytë, Reali e Liverpool-i në kërkim të titullit

Sadik.Autor

FESTOI GOLIN NDAJ ISH-SKUADRËS SË TIJ/ Suarez sqaron: Më kuptoni, nuk kam…

Delo.autor

NGA KAKA TEK MARIO BALOTELLI/ Ja 8 lojtarë që ishin të pasur para futbollit

Delo.autor

Leave a Comment