Futboll Seria A Sport

“OPTA” PUBLIKON LISTËN/ Ja “TOP 10” lojtarët më “të këqinj” të 12 javëve të para në Serie A…

Kampionatet janë ndalur për shkak të ndeshjeve të kombëtareve dhe kjo do të thotë se është kohë bilancesh.

Opta ka dashur të bëjë disa verifikime mbi ata që kanë qenë lojtarët më “të këqij” në 12 javët e para të Serisë A, të paktën për sa i takon numrit të faulleve të bërë.

Renditja befasuese tregon se janë dy lojtarët që ndajnë kreun në këtë pjesë të parë të kampionatit.

Të zbulojmë Top 10…

10 – Me 16 faulle, në vendin e dhjetë të renditjes gjejmë Gyomber të Salernitana-s dhe Busio-n e Venezia-s.

9 – Me 17 faulle janë Palomino, Ciro Immobile dhe Tammy Abraham.

8 – Simeone, Osimhen, Kallon, Anguissa, Kiyine kanë shkaktuar 18 falli.

7 – 19 faulle për Beto, Singo dhe Kulusevski.

6 – Katër lojtarë me 20 faulle të shkaktuar. Zaniolo, Linetty, Bremer dhe Dawidowicz.

5 – Pesë lojtarë me 21 faulle të shkaktuar. Soriano, Frattesi, Samir, Maggiore dhe De Roon mbajnë vendin e pestë në këtë renditje të veçantë.

4 – Medalje druri për Gianluca Mancini të Roma-s me 22 faulle. Bashkë me të edhe shoku i skuadrës Lorenzo Pellegrini dhe mbrojtësi i Fiorentina-s, Nikola Milenkovic.

3 – Podium për Joao Pedro-n e Cagliari-t me 25 faulle.

2 – Në vendin e dytë është Sasa Lukic me 30 faulle.

1 – Janë Tommaso Pobega dhe Morten Thorsby lojtarët që kanë shkaktuar më shumë faulle në 12 javë.

Mesfushori i Torino-s dhe ai i Sampdoria-s kanë shkaktuar 31 faulle në total. 6 kartonë të verdhë për lojtarin e Samp-it dhe 5 për atë të Demave.

Related posts

U PEZULLUA PËR DOPING/ Mesfushori FRANCEZ shumë pranë klubit ANGLEZ

Isa.Autor

BUNDESLIGA/ Mainzi trondit Bayern Munich, kalon në avantazh. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Pas 12 minutash lojë, sulmuesi Rowe ndëshkon Tottenham me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment