Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Luftëtari-Skënderbeu, Starton pjesa e dytë. Trajnerët nuk bëjnë ndryshime

Po luhet në Gjirokastër sfida mes Luftëtarit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Vendasit vijnë në këtë përballje pas humbjes në transfertë ndaj Kukësit me rezultatin 3-0, ndërkohë që javën e 24-t qëndruan pushim për shkak të përjashtimit të Kamzës, duke siguruar 3 pikë në tavolinë. Në 25 javë kampionat ekipi i Ahmatajt ka arritur të sigurojë 28 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 8-të, me një diferencë +4 pikë nga Kastrioti i vendit të parafundit.

Nga krahu tjetër korçarët vijnë me moral të shkëlqyer pas triumfit në shtëpi ndaj Kukësit me rezultatin 1-0. Skuadra e Orges Shehit do të kërkojë një tjetër sukses në kampionat, për të siguruar një vend në Kupat e Europës, me shpresën se klubi korçar do të fitojë betejën në KAS për sa i përket dënimit 10 vjeçar nga UEFA.

Nuk mungojnë surprizat në formacionet zyrtare. Te gjirokastritët rikthehet Albano Aleksi, ndërkohë që Shehi i ka besuar qendrën e mbrojtjes mesfushorit Dita, për shkak të problemeve personale të Marko Radas, i cili ka udhëtuar drejt Kroacisë dhe nuk është i gatshëm për sfidën e sotme. Nga minuta e parë është preferuar edhe mesfushori Zani Kurti si dhe sulmuesi Oto Xhon.

LIVE| LUFTËTARI-SKËNDERBEU 0-0

KOMENTI LIVE: 

46′ Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime në formacion.

Related posts

MARIO BALOTELI GATI QË TË QËNDROJË NË SERINË A/ Zbulohet skuadra që kërkon shërbimet e sulmuesit italian

Delo.autor

E TRISHTË/ Aksident fatal, humb jetën presidenti i klubit të futbollit

Delo.autor

Rikthimi i madh i Sebino Plakut, Kukësi përgatit ofertën

Sadik.Autor

Leave a Comment