Futboll Seria A Sport

“NA PRET NJË SFIDË E MADHE”/ Ancelotti: Duam të përforcojmë vendin e dytë, ndërsa…

“Do të ishte një idiotësi nëse do të shkonim në Romë duke menduar për ndeshjen që na pret në Europa League kundër Arsenal-it”.

Trajneri i Napoli-t, Carlo Ancelotti, është i përqendruar te ndeshja e së dielës kundër Roma-s. “Na pret një sfidë e madhe. Duam të përforcojmë vendin e dytë, ndërsa Roma luan për Champions-in”.

“Allan e Koulibaly? Janë lojtarë të Napoli-t dhe do të qëndrojnë këtu. Kur të më  shikoni të lidhur me zinxhirë në Castel Volturno (qendra stërvitore e napolitanëve), do të thotë se janë larguar. Nuk kemi nevojë të shesim”, ka qenë përgjigja e Ancelotti-t ndaj pyetjes për një shitje të mundshme të dy yjeve të ekipit.

“Insgine? Ka patur një shqetësim të premten, por nuk ka qenë asgjë serioze dhe do të rikuperohet shumë shpejt. Të shohim nëse do ta aktivizojmë në mesjavë kundër Empoli-t, por nuk është në rrezik për sfidën me Arsenal-in”, ka siguruar Ancelotti.

Related posts

GJËNDJA E JASHTËZAKONSHME PAS TËRMETIT/ Plani i FSHF-së, ja kur mund të rifillojë kampionati

Delo.autor

REFUZOI FTESËN NË KOMBËTARE/ Xherdan Shaqiri “i mbyll gojën” kritikëve, ja çfarë POSTON

Delo.autor

“DIFERENCA E TË DYJA SKUADRAVE ISHTE…”/ Rudi Vata: Është guximtar dhe ka uri, ja kush ishte njeriu i ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment