Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Teuta-Kastrioti, Zhbllokohet sfida në “Niko Dovana”. Krutanët shënojnë autogol

LIVE| TEUTA-KASTRIOTI 1-0

Shehu 25′ (autogol)

KOMENTI LIVE: 

27′ Progni ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Husein.

25′ GOOOOL TEUTA 1-0/ Zhbllokohet sfida në “Niko Dovana”. Futbollisti i Kastriotit Juljan Shehu shënon në portën e tij, pas një harkimi nga këndi duke kaluar në avantazh durrsakët. 

23′ Pranë golit Teuta. Pas një harkimi nga e djathta, provon Progni, por topi devijohet në këndore.

17′ Progni nuk arrin të përfitojë nga pasiguria e Dajan Shehit duke shpërdoruar një mundësi shënimi.

15′ Ndizet sfida në “Niko Dovana”, Edison Ndreça ndëshkohet për ndëhyrje të gabuar, protestojnë futbollistët e Kastriotit.

12′ Sinjali i parë i rrezikshëm në këtë sfidë. Tefik Osmani provon me të djathtën nga distanca. Pozicional portieri Çekrezi që kontrollon gjithçka.

8’ Sidibe mundohet të rrëmbejë një top në hyrje të zonës, por gabon duke shkaktuar faull ndaj Ymerajt.

3′ Teuta e nis në sulm ndeshjen, duke avancuar në zonën e Kastriotit në kërkim të golit të parë.

1′ Ka nisur me 1 minutë heshja sfida në “Niko Dovana”, në nder të legjendës bardheblu Ali Mema.

Related posts

Gjykoi KEQ/ FIFA përjashton këtë arbitër nga Kupa e Botës

Isa.Autor

60 VJETORI I TRAGJEDISË SË MUNICHUT/ Momenti i përçarjes fatale mes Mourinhos dhe Man United

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Armeni-Itali. Rezultati 1-3

Delo.autor

Leave a Comment