Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Skënderbeu MBYLL merkaton me dy “GODITJE”, Luftëtarin e mban “peng” një… (FOTO)

GODIMerkatoja e dimrit u mbyll në orën 24:00 të datës 31 janar, me klubet e Superiores që vetëm në ditën e fundit “shpërthyen” me mbi 50 lëvizje. Pas mbylljes së afatit kalimtar, i vetmi merak i klubeve është për disa lojtarë të huaj që ende nuk i ka mbërritur OK nga ekipet e fundit ku kanë luajtur, në mënyrë që të federohen zyrtarisht dhe të jenë gati për skuadrat ku kanë firmosur.

Në hall të madh deri pak orë më parë ka qenë klubi i Skënderbeut, i cili sot luan ndaj Kastriotit në Fushë-Krujë. Dy goditjet e fundit të merkatos, Marko Pervan dhe Kuasi Sivo, nuk dihej nëse do të ishin të gatshëm për sot. Por vetëm pak orë para ndeshjes, Skënderbeu është njoftuar së më në fund është bërë edhe federimi i tyre pas konfirmimit nga klubet dhe federatase përkatëse.

Kësisoji, të dy pritet të jenë në fushë ndaj Kastriotit, një lajm i mirë për Shehin, i cili ishte në ankth për ndërtimin e formacionit. “Panorama Sport” mëson se për momentin nga të gjithë të huajt që janë transferuar në klubet shqiptare në janar, për momentin nuk ka ardhur një konfirmim nga Federata Ruse dhe klubi PFC Dinamo Stavropol për mesfushorin Vladimir Esin, i cili ka firmosur për Luftëtarin.

Në orët e ardhshme pritet që edhe ky federim të kompletohet. Kujtojmë që në këtë moment lojtarët që kanë prishur kontratat me klubet para datës 31 janar dhe janë aktualisht pa ekip, kanë mundësi të federohen në çdo moment. Armando Vajushi dhe Donjet Shkodra janë dy prej tyre, me të parin që pritet të firmosë me Teutën.

Related posts

SERIE A/ Inter akuzohet për thirrje raciste ndaj Matuidi

Sadik.Autor

“FUNDOSET” RONALDO/ Ja prova që e lidh me përdhunimin e amerikanes

Delo.autor

SHORTI I CHAMPIONS/ Duel titanësh për Realin dhe Barcelonën, Juventus me fat, ja 8 përballjet…

Delo.autor

Leave a Comment