Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Laçi, Halili gol me dorë “alla Maradona”, por arbitrat kapin gjithçka

LIVE | Tirana-Laçi 1-0

GOL: Sentamu 45+1′ /

 

KOMENTI LIVE

70’ Pasim mjaft i bukur nga Kërçiku nga ana e djathtë, topi kalon të gjithë pasqyrën e portës, por as Hasani e as Greca nuk mund të shtyjnë drejt rrjetës. Rast mjaft i mirë i shpërdoruar nga bardheblutë.

65’ Shënon Grent Halili, por topi i prekur me dorë nga ai që e ndihmoi të kalonte sferën mbi Selmanin. Një gol “alla Maradona”, por kryesori Meta pasi u konsultua me asistentin e tij Nertil Bregasi, vendosi të mos e akordojë, e ta ndëshkojë të verdhë.

58’ Goditje këndi për Tiranën. Kroson Kobinah, topi në qendër të zonës, por askush nuk mund të përfitojë aty.

57’ Vazhdon të këmbëngulë Tirana. Goxha në fundore, kërkon të kthejë për sulmuesit, por mbrojtja largon topin në goditje këndi.

54’ Hasani tek topi, përballë Selmanit, por pret portieri.

53’ Sefgjini ndërhyn nga pas ndaj Halilit, dhe për kryesorin Meta nuk ka dyshime, penallti për bardheblut. Ndërkohë, karton i verdhë për Sefgjinin.

46’ Nis pjesa e dytë. Xhixha mbetet në dhomat e zhveshjeve, në fushë Najdenov.

Related posts

NË IZOLIM PREJ KORONAVIRUSIT/ Zenit zgjedh ish-lojtarin e Barcelonës më të mirin e muajit dhe ia dërgon çmimin me… (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME TEK PSG/ Al-Khelaifi “PUSHTON UEFA-n”, emërohet si…

Delo.autor

Arsenali shfaq interes për mesfushorin e Nicës

Sadik.Autor

Leave a Comment