Futboll Sport

I PRET MESSI, NEYMAR E MBAPPE/ Zëvendëspresidenti i Juves nervoz pas shortit: Nuk më tensionojnë rivalët, por…

Pavel Nedved, zëvendëspresidenti i Ju ventusit, ishte i pranishëm në Stamboll, nga ku ka komentuar me tone disi nervoze të gjitha kritikat e marra së fundmi nga media për skuadrën, ndonëse ky tension bëri që të ishte tepër i ftohtë dhe në komentimin e shorit të Ligës së Kampioneve. “Është një grup shumë i komplikuar ai në të cilin ne bëjmë pjesë, prandaj pikësëpari duhet te kemi shumë respekt për rivalët tanë dhe e ritheksoj respekt dhe më pas të jemi të kujdesshëm në fushë, pasi skuadra nuk është ende në formë maksimale”, bëri hyrjen e tij numri dy i klubit.

NEDVED

Pavel, dukeni pak i tensionuar. Mos është faji i kapjes së PSG-së së Mesit, Nejmarit dhe Mbapesë që ua solli këtë gjendje?

Jo, por ndërkohë çfarë mund t’iu them unë për PSG-në?! Një skuadër si ata nuk ka nevojë për prezantime, pasi po flasim për ekipin ndoshta më të shtrenjtë në botë. Ndërkohë, mund të flas për Benfikën, me të cilën historia ka qenë gjithmonë kundër nesh dhe nuk jemi as numra në favor. Ndërkohë, jam i lumtur që kemi peshkuar Makabi Haifan, duke qenë se e kishim programuar që të ishim në Izrael këtë verë, por nuk ia dolëm që të shkojmë, ndonëse fati na çoi sërish atje.

 

 

Do të jetë gati Juventusi për Ligën e Kampioneve, duke parë se keni shumë lojtarë të rëndësishëm jashtë dhe mbi të gjitha, loja kundër Sampdorias u kritikua shumë…

Mendoj se në këtë moment skuadrës sonë nuk i nevojitet asgjë. Sezoni sapo ka nisur. Ndoshta prisnim që të kishim më shumë se 4 pikë pas dy javëve të para, por na mungon vetëm pak më shumë qetësi për të punuar, prandaj na lini të qetë. Pas barazimit me Sampdorian erdhën menjëherë një det me kritika, që për mendimin tim nuk ishin aspak të drejta.

Pra ju mendoni se luajtët mirë me Sampdorian?

Ne patëm menjëherë disa dëmtime shumë të rëndësishme dhe në atë ndeshje luajtëm pa 4 titullarë potenciale. Por ne mendojmë për të punuar dhe siç tha Alegri pas ndeshjes, do të mendojmë që të gjitha ndeshjet t’i përballojmë me qasjen e duhur. Prandaj, na lini të qetë!

Në Torino zbarkoi Milik. Pse polaku dhe jo Depai, për të cilin ju vetë folët me superlativa përpara Sampdorias?

Ju keni bërë një listë tuajën në varësi të informacioneve që keni mbledhur dhe po, Depai ishte pjesë edhe e listës sonë. Po në fund zgjodhëm Milikun, sepse ka karakteristikat e duhura për të kompletuar nevojat tona të repartit të avancuar. Tani presim prej tij golat, pasi besojmë shumë në cilësitë që ka dhe faktin se është një lojtar që e njeh shumë mirë kampionatin italian, prandaj kundrejt Depait nuk do të ketë vështirësi që të përshtatet.

Po Paredesi?

Nuk mund t’iu them asgjë, sepse nuk është një futbollist i yni. Por ka lojtarë që në interesojnë dhe mund të kompletojnë grupin tonë, prandaj përderisa merkato nuk është mbyllur, do të provojmë të bëjmë edhe diçka tjetër deri në fund.

Related posts

Fitoi bindshëm ndaj Luftëtarit/ SHEHI tregon sekretin e suksesit: Në skuadër nuk flasim me “unë”, por me…

Isa.Autor

NDESHJA E PARË E SUPERLIGËS/ Vetëm një gol në 90 minuta dhe përleshje tifozësh (VIDEO)

Sadik.Autor

Zbllokohet finalja/ Reali e nis frikshëm dhe kalon epërsi me Kerim Benzeman (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment