Futboll La Liga Sport

LOJTARI I ESPANYOLIT NDËRROI FANELLËN ME “PLESHTIN”/ Tifozët duan “kokën e tradhtarit”: Copë Mu*ti…

Mbrojtësi i Espanyol, Adria Pedrosa është kërcënuar e abuzuar masivisht në rrjetet sociale, pasi shkëmbeu fanellën me yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi, pas disfatës së ekipit të tij me rezultatin 2-0 ndaj blaugrana-ve në derbin e Katalaunjës në “Nou Camp”.

Në një përballje pa shumë histori të së shtunës mbrëma, Messi realizoi dy-golëshin, përfshirë edhe një goditje dënimi në stilin “Panenka”, për të arritur kuotën e 41 golave këtë sezon.

Ndonëse ishte një derbi, 20-vjeçari Pedrosa nuk nguroi të kërkoi fanellën e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, dhe Messi u tregua mëse i lumtur për të plotësuar dëshirën e djaloshit kundërshtar, me shkëmbimin që u regjistrua nga kamerat.

Ndërkohë që të gjithë ne do të bënim me siguri të njëjtën gjë nëse do të kishim shansin të merrnim fanellën e Messi-t, Pedrosa është dashur të përballet me tërbimin e tifozëve të Espanyol, të cilët e quajtën e atë “Juda”, “tradhëtar” dhe “copë m..i” në rrjetet sociale, madje duke kërkuar largimin e itj nga klubi.

Related posts

LUHET SUPERSFIDA JUVENTUS-LACIO/ Zbulohet arbitri që do vendosë drejtësi. Ja precedentët

Delo.autor

I MJAFTOJNË 3 MINUTA LOJË/ Pas një asist nga Garcia, Williams zhbllokon sfidën ndaj Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

KONFERENCE LEAGUE/ Publikohet lista e Vllaznisë për ndeshjen e parë ndaj Shiroki Brijeg, ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment