Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ TOTTENHAMIT/ Klopp: Ne konkurrojmë ndaj ekipit më të mirë në…

Liverpool ka fituar me shumë fat ndeshjen e javës së 32-të ndaj Tottenham në Anfield. Pas ndeshjes, këto ishin fjalët e trajnerit të The Reds, Jurgen Klopp.

“Isha i qetë pas golit të fitores sepse ishte një surprizë. Unë pash goditjen me kokë dhe asgjë tjetër. Nuk e kisha idenë se si topi hyri brenda.

Në pjesën e parë, kishim mundësi të mira për të shënuar. Në të dytën, ishim si të rëndë dhe nuk mund të luanim. Ata ndryshuan vetëm pak, por ne nuk arritëm të përshtateshim. Pas golit të Spurs, filluam të luanim më shumë.

Ne konkurrojmë ndaj ekipit më të mirë në botë (Manchester City) dhe luajmë ndaj më të mirëve në botë si Tottenham, një detyrë e vështirë.

E kam thënë se ka 500 mënyra për të fituar një ndeshje futbolli dhe kjo e sotmja ishte e shëmtuar. Megjithatë, kujt i intereson?”

Related posts

Abazaj, profesionisti që nuk “fiket” nga kontrata e re

Sadik.Autor

Ninaggolan nuk mjafton, Inter përgatit goditjen e radhës

Sadik.Autor

DEL “ZBULUAR”/ Balotelli firmosi me Breshian prej vajzës seksi të presidentit…?

F.autor

Leave a Comment