Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Laporta i pakënaqur me Koeman, në stolin e Barcelonës mund të ulet një legjendë

Barcelona po kalon një periudhë tranzicioni, veçanërisht pak largimit të Leo Messit , njeriut falë të cilit ekipi katalanas ka fituar trofe në vitet e fundit.

Sidoqoftë, shtypi spanjoll ka spekuluar se presidenti Joan Laporta nuk ka shumë besim tek Ronald Kuman, trajneri holandez që gjeti në ekip kur fitoi zgjedhjet, në mars të këtij viti.

Rezultatet negative mund të jenë fatale për holandezin, veçanërisht pasi pati diskutime gjatë verës për zëvendësimin e tij, por në fund u vendos që holandezi të vazhdonte në krye të Barçës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, osh -mesfushori legjendar katalanas, Ksavi, është objektivi kryesor i Joan Laportas në rast të shkarkimit të Kuman. Aktualisht Ksavi është trajneri i skuadrës nga Katari, Al-Sad, por më pare ka pranuar se kishte oferta nga ekipi ku u rrit në të kaluarën, por ai refuzoi për arsye të ndryshme.

“Për fat të mirë apo për fat të keq, unë e refuzova Barcelonën dy herë për arsye të ndryshme familjare, profesionale, kontraktuale. Ishte e vështirë, sepse unë jam një tifoz i Barcelonës, por nuk ishte koha.

Oferta e parë ishte një vit më parë, por vendosa që nuk ishte koha. Nuk u nxitova’’, deklaronte ish-mesfushori spanjoll pak kohë më parë.

Related posts

Karikatura e ditës, pas barazimit zhgënjyes të Arsenalit në Ligën e Europës

Sadik.Autor

Prapaskenat e transferimit të Saviç, Tare: Mirënjohës gjithmonë, ka pak lojtarë që…

Delo.autor

Ramos: Navas gaboi ndaj Bayern Munichut

Sadik.Autor

Leave a Comment