Futboll Premier League Sport

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ NEWCASTLE/ Emery: Më duket e vështirë që ai të luajë në…

Trajneri i Arsenal-it, Unai Emery, ka folur në prag të sfidës së kampionatit me Newcastle për Danny Welbeck, i cili nuk luan që nga nëntori për shkak të një dëmtimi të pësuar në kavilje.

“Po punon dhe ka filluar të prekë topin. Duke parë dëmtimin që ka pësuar, mund të thuhet se rikuperimi i tij po shkon shumë mirë”, ka thënë tekniku i “Topçinjve”.

“Më duket e vështirë që të kthehet të luajë në këtë sezon, por po përmirësohet dhe ndoshta doktori do të na thotë se mund të stërvitet me ne në javët e fundit. Më pas do të mund të flasë me klubin për të ardhmen e tij”.

Kontrata e Welbeck me Arsenal-in skadon qershorin e ardhshëm.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Napoli bind në Zyrih, Sarri bën detyrën ndaj Malmos

Delo.autor

E PABESUESHME/ Shikoni SUPER GOLIN e realizuar nga Alonso ndaj Crystal Palace (VIDEO)

Delo.autor

PËRFITON NGA GABIMI I PORTIERIT/ Firmino dyfishon rezultatin ndaj Portos me portën bosh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment