Futboll La Liga

Pakënaqësi tek Reali, Toni Kroos shqyrton mundësinë e largimit

Toni Kroos është duke e menduar seriozisht largimin nga Real Madridi verën e ardhshme.

Mesfushori gjerman tashmë u ka thënë miqve të afërt se nuk ndihet i rehatshëm në radhët e një skuadre që momentalisht udhëhiqet nga Zinedine Zidane, raporton Don Balon.

Ai konsideron se skuadra e ka humbur ndjesinë për të garuar dhe prandaj është duke e konsideruar mundësinë e largimit dhe nisjes së një sfide të re larg “Santiago Bernabeut”. Ai e di shumë mirë se Pep Guardiola do të ishte i kënaqur ta kishte në skuadrën e Manchester Cityt, me Juventusin që po ashtu do t’i trokiste në derë.

E për ta hedhur poshtë mundësinë e braktisjes së Real Madridit një herë e përgjithmonë, Toni Kroos kërkon që presidenti i klubit, Florentino Perez, ta transferojë mbrojtësin e majtë të Bayern Munichut, David Alaban.

Sipas Kroos, ish-bashkëlojtari i tij te Bayerni do të ishte blerja ideale për Realin që ta rikthejë formën.

Related posts

MESSI TEK PSG? “L’Equipe” rendit 4 arsyet pse e marrin “PLESHTIN”

F.autor

BARAZIMI ME FLAMURTARIN/ Bushiç: Batha më provokoi, festoi sipas mënyrës…

Delo.autor

“FITORJA ME ISLANDËN”/ UEFA “nuk i beson” paraqitjes së Hysajt, ja “surpriza” që i bën!

Delo.autor

Leave a Comment