Futboll Sport

PAS GERD MULLER/ Radhën e ka Pele; Messi “kërcënon” legjendën braziliane

Në nëntor, Leo Messi mposhti Gerd Muller dhe u rendit i dyti në klasifikimin historik të golashënuesve më të mirë me të njëjtin klub. Asokohe, me fitoren ndaj Betis në “Camp Nou”, argjentinasi u ngjit në kuotën e 566 golave me fanellën blaugrana, duke lënë me një gol më pak ish-sulmuesin legjendar të Bayern Munich.

Përpara kishte vetëm Pele, me një distancë që ende dukej e largët, 77 gola. Brazilianit të famshëm i njihen zyrtarisht 643 gola me një klub të vetëm (Santos). Disa muaj më vonë, pas fitores kundër Espanyol, Messi ka grumbulluar 593 gola me Barcelonën, duke qenë vetëm 50 gola larg nga Pelé.

Një distancë që për lojtarë të zakonshëm, edhe mbi mesataren, duket e parikuperueshme, ndërsa Messi mund ta bëjë të padukshme që sezonin e ardhshëm. Kjo, duke pasur parasysh se gjithmonë shënon më shumë se 40 gola për sezon.

Pele, i cili në një nga deklaratat e tij të fundit publike akuzoi Messin se luan vetëm me njërën këmbë, se është “dembel” në lojën me kokë, duhet të jetë tashmë i vetëdijshëm se historia e tij si kryegolashënues do të zhbëhet nga ylli i Barcelonës. Rekordi në këtë drejtim, si për shumë gjëra të tjera në futboll, do të marrë emrin e Messit.

Related posts

Batha te Kukësi? Nexhipi sqaron zërat e merkatos

Sadik.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Liverpooli interesohet për “bomberin” italian, por ka konkurrencën e Napolit

Delo.autor

Roshi tregon kur kthehet: Në muajin mars zbres në fushë, Uzuni është lojtar me…

Isa.Autor

Leave a Comment