Futboll Sport

Gazetari “shkarkon” Spallettin: Ju tregoj trajnerin e ardhshëm të Interit!

Tri pikët në derbi duket se nuk mjaftuan për të kthyer harmoninë në kampin zikaltër. “Plaga” e hapur mbetet Mauro Icardi, i cili u kthye në stërvitje me skuadrën, por nuk u grumbullua fare për sfidën e së dielës mbrëma, ndaj Lazio. Në fushën e blertë erdhi humbja minimale në “San Siro”, mungesa e golit për Interin.

Luciano Spalletti ishte në shënjestër nga kritikët për vendimin e tij, për të mos e grumbulluar ish-kapitenin, pavarësisht se i mungonte edhe Lautaro Martinez (i lënduar). Nën peshën e vendimeve që konsiderohen si të gabuara, apo të rrezikshme, por ende të respektueshme, e ardhmja e Spallettit në Milano duket se është vendosur. Ai do të vazhdojë deri në fund të sezonit, pastaj do të thotë lamtumirë, pas dy vitesh me ulje dhe ngritje.

Për këtë gjë shkruan sot edhe gazetari i mirënjohur italian, Mario Sconcerti, i cili, në një artikull të thelluar për “Il Corriere della Sera”, pretendon se Antonio Conte do të ulet në stolin e Interit. “Do të jetë Conte, trajneri i ardhshëm i Interit. Ky nuk është lajm, por një bindje e imja, referuar zërave dhe lëvizjeve, që i di. Në mënyrë të veçantë, po flas për një metodë ndryshe të rindërtimit dhe funksionimit të Interit”, – thotë gazetari.

Ironikisht, kërkesat e ish-trajnerit të Chelsea duhet të përputhen me ata lojtarë, që mbetën mënjanë këtë sezon, për shkak të lëndimeve apo mosmarrëveshjeve në dhomën e zhveshjes e me trajnerin: “Tek Interi, Nainggolan ishte jashtë, Icardi u pezullua. Nëse mbërrin Conte, lojtari i parë që do të kërkojë të rilindë është Nainggolan, Icardi i dyti”.

Në fakt, zërat për emërimin e Antonio Conte si trajner i Interit janë bërë të shpeshtë ditët e fundit. Giuseppe Marotta dhe Steven Zhang po përgatisin revolucionin zikaltër, i nevojshëm për një ndryshim kursi, duke lënë pas vitet e fundit me rezultate zhgënjyese.

Related posts

“Artisti i tokës”, germeri italian “gdhend” në fushë projektin gjigant të Kupës së Botës

Isa.Autor

Shkëndija me marsh të lartë, triumfon edhe ndaj Skopjes

Sadik.Autor

KJO NUK PRITEJ/ MILAN-JUVE luhet të dielën, mësoni çfarë ka bërë sot HIGUAIN

Isa.Autor

Leave a Comment