Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Real e Inter programojnë shkëmbimin Icardi-Benzema

Mauro Icardi, pasi qëndroi edhe një ndeshje tjetër në tribunë, sheh se nga dita në ditë është shumë larg qëndrimit tek Interi. Dhe, në fund të sezonit, po projektohet largimi i kapitenit argjentinas.

Sipas të përditshmes spanjolle “don Balon”, drejtori sportiv Beppe Marotta ia ka propozuar sulmuesin argjentinas skuadrës së Real Madrid, duke kërkuar një shumë të majme parash. Skuadra “merengues”, që prej kohësh ka hedhur sytë nga Icardi, nuk është kundër këtij transferimi.

Gjithsesi, skuadra “los blancos” nuk dëshiron të shpenzojë kaq shumë parà. Ndaj, në vend të parave, Real Madrid ka ofruar një shkëmbim “kokë më kokë”, duke propozuar që sulmuesi francez Karim Benzema të transferohet tek Interi.

Ky propozim duket se ka kapur “mat” drejtuesit e klubit zikaltër, që kanë kërkuar kohë, pasi ata shpresonin që me paratë e Icardi të blinin një sulmues tjetër. Gjithsesi, ky shkëmbim i bujshëm ka befasuar të gjithë, pasi bëhet fjalë për dy nga sulmuesit më të mirë në botë.

Related posts

MBAPPE, RIKTHIM I VERSIONIT TË FRIKSHËM/ Francezi duket i ringjallur nën drejtimin e Çabi Alonsos

F.autor

Tuchel takohet me yllin e Bayern Munchen, kërkon ta bindë t’i bashkohet PSG

Isa.Autor

FOTO/ Yeovil-Manchester United, formacionet zyrtare. Pritet debutimi i Alexis Sanchez

Q.Autor

Leave a Comment