Futboll I pakategorizuar Sport

U DËNUA NGA KD/ Tirana: Ngoo ishte viktima, nuk mbyllet stadiumi për një shishe

Vetëm pak pas publikimit të vendimit të Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, që dënoi ashpërsisht Tiranën, pa përjashtuar, tifozët, stafin dhe futbollistët, drejtuesit e klubit bardheblu kanë dalë në një reagim publik.

Përmes rrjeteve sociale klubi 24 herë kampion i Shqipërisë ka paralajmëruar apelimin e vendimit që detyron bardheblutë të luajnë 4 ndeshje pa tifozë në shtëpi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, sikurse dhe vendimin në dëm të Michael Ngoo, i dënuar me 5 ndeshje pezullim, për sulm ndaj kundërshtarit.

Reagim për vendimet e Disiplinës

“Komisioni i Disiplinës sot ka dënuar KF Tiranën të luaj 4 ndeshje pa tifozë në shtëpi. Klubi do të kërkojë nga Federata Shqiptare e Futbollit, fillimisht sipas procedurës vendimin e argumentuar e më pas do të apelojë këtë vendim në Komisionin e Apelit”.

“Një shishe plastike e hedhur në drejtim të gjyqtarit anësor nga një individ është shfaqje e dënueshme, por kurresesi me forma kolektive që mbyllin dyert e stadiumit, standart ky që çuditërisht përdoret vetem për klubin tonë”.

“Klubi distancohet nga të gjitha shfaqet e dhunës dhe për rastin në fjalë kemi vënë në dispozicion të Policisë së Tiranës materialet filmike. Gjithashtu, këto pamje do t’i vihen në dispozicion dhe Komisionit të Apelit dhe më tej nëse do të jetë e nevojshme”.

“Klubi do të apelojë gjithashtu dënimin e dhënë për Michael Ngo, që përtej gjithë fjalëve të thëna nuk ka qenë as provokatori dhe as agresori”, citon regaimi publik i KF Tirana.

Related posts

“BOTË E “ÇMENDUR”, DUA TË ZGJOHEM”! Letra: Makthi do të mbarojë, le të brohorasim sërish në stadium

Delo.autor

HAALAND DREJT KALIMIT TEK REALI? Agjenti i Kroos tregon prapaskenën dhe shuan polemikat për të ardhmen e talentit

Delo.autor

TENSIONE DHE PËRPLASJE/ Zbulohet pse u largua Diego Costa nga Atletico

Delo.autor

Leave a Comment