Futboll Sport

A DO TË LUAJ MESSI? Valverde jep përgjigjen epike

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e pranoi se Leo Messi nuk duhet të qëndrojë pushim pavarësisht se kohët e fundit argjentinasi ka shfaqur probleme fiszike.

Të martën Barcelona do të luajë në transfertë kundër Villarrealit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30 në La Liga.

“Ne e vlerësojmë si shumë të rëndësishme këtë ndeshje, ndonëse shumë njerëz kanë tashmë vëmendjen e tyre te përballje e Champions League apo edhe te sfida me Atletico Madrid”, tha ai.

Ndërsa i pyetur nëse ekziston ndonjë skenar për të lënë pushim Messin, Valverde u përgjigj duke thënë: “Nuk ekziston kurrë skenari për të lënë pushim një futbollist si Messi, gjithsesi do ta shohim nesër”

“3 pikët nesër vlejnë njëlloj si ato ndaj Atletico. Është një ndeshje perfekte për të fituar. E di shumë mirë që rivalët tanë presin me padurim hapin tonë fals, për të ushqyer shpresat e tyre për rikuperim. Nuk duam tu japim asnjë shans”.

“Kemi edhe 9 ndeshje, nëse fitojmë gjashtë prej tyre, atëherë jemi kampionë”, tha ai.

Related posts

NUK PO LUAN/ Stones do të bëhet një nga lojtarët më të paguar të Man Cityt

Isa.Autor

“TOKIO 2020″/ Të ndrydhur nga izolimi, lodra dhe kukulla seksi gratis për sportistët në Fshatin Olimpik

Delo.autor

POLEMIKAT PËR DY PENALLTI TË MOHURA/ “Shpërthejnë” mediat italiane: Duhej dhënë njëra prej tyre (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment