Futboll Seria A Sport

ZBULON BISEDËN ME MORATTIN/ Mou rrëfen: Në atë moment mendova se isha në…

Jose Mourinho është kthyer të flasë për kohën e kaluar në drejtim të Interit.

“Shkova në Itali në  2008-ën dhe gjeta një kampionat ku i jepej përparësi aspektit mbrojtës. Skuadrat kishin skema super mbrojtëse, por ishin shumë të organizuara. Donim të shpalleshim kampionë, por  patëm shumë vështirësi”, ka thënë portugezi.

“Ndeshja e parë ka qenë kundër Sampdoria-s, ndërsa të dytën e luajtëm kundër Catania-s. Fituam me një autogol në minutën e 81-të. Të gjithë ishin të lumtur, përveç meje”.

“I thashë Moratti-t, presidenti i Inter-it në atë kohë: ‘Po, tri pikë…’. Ai më tha: ‘Mister, ne fituam! Tri pikë fantastike’. Unë mendova: ‘E shkëlqyer! Jam në shtëpi'”.

Mourinho ka shkruar historinë me zikaltrit, duke fituar tripletën dhe duke i dhuruar klubit milanez Champions League-ën e tretë dhe të parën pas 45 vitesh.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Leicester-Arsenal. Mbyllet pjesa e parë

Delo.autor

NGA MUAMBA TEK ZHINOLA/ Ja futbollistët që ia dolën t’i mbijetonin arrestit kardiak…

Delo.autor

I BLLOKUAR NË POLONI PREJ COVID-19/ Basha: Kosova do triumfojë ndaj Maqedonisë, dua ta mbyll karrierën te…

Delo.autor

Leave a Comment