Futboll La Liga Sport

TALENTI SHQIPTAR ARRITI AKORDIN ME REAL MADRIDIN/ Sekretari teknik i klubit: Ai është shumë i fortë…

Tifoz me Juventusin, idhull Lionel Messin dhe ka zgjedhur të luaj me Realin e Madridit. Ngjan me një histori të trilluar, por nuk është aspak e tillë. Djaloshi shqiptar, Olghe Balliu ka tërhequr vëmendjen me talentin e tij, teksa ka mbajtur 198 palexho një top tenisi.

Balliu luan me të rinjtë e Cittadella, por pas disa vitesh besohet se do të jetë një yll futbolli. Marrëveshja me Realin e Madridit e ktheu 13 vjeçarin në një nga fëmijët më të famshëm të momentit.

Vetëm 1.40 metra i gjatë, Balliu ka treguar cilësi mbresëlënëse për skautët e futbollit. Tashmë, gjiganti spanjoll ka arritur akordin verbal me familjen e Balliut, emigrantë shqiptar që janë transferuar në Itali prej shumë vitesh, por duhet që Olghe të mbush 16 vjeç për të firmosur. Ai është më i shkurtër se shumica e shokëve të tij, por teknikisht ai është në një nivel tjetër.

Ai është shumë i fortë, por ai duhet të vendos se çfarë duhet të bëj me topin gjatë lojës. Është normale në moshën e tij. Ai ka aftësi të mëdha teknike”. -thotë Massimiliano Sambugaro, sekretari teknik i të rinjve në Cittadella.

Olghe u bë i famshëm përmes një video në rrjetet sociale, ku shihej teksa mbante 198 palexho një top tenisi, 18 herë më shumë se idhulli i tij, Lionel Messi.

Related posts

SUPERKUPA E SPANJËS/ Barcelona barazon rezultatin me Gerard Pique (VIDEO)

Isa.Autor

STATISTIKAT E FRIKSHME/ Këta janë “KANIBALËT” e Europës për 2018

Isa.Autor

Walter Sabatini i bashkohet Sampdoria-s…

Sadik.Autor

Leave a Comment