Futboll Seria A Sport

INTERI FITON ME “POKER”/ Icardi rikthehet me gol

Inter ka mundur 4-0 Genoa-n në javën  e 30-të të Serisë A dhe ka përforcuar vendin e tretë në renditje.

Lajmi tjetër i mirë për zikaltrit ka qenë edhe kthimi në fushë nga minuta e parë Mauro Icardi-t, i cili nuk luante që nga 14 shkurti i kaluar.

Ish-kapiteni i zikaltërve ka realizuar golin e dytë për ekipin e tij me penallti. Golat e tjerë të skuadrës së Spalletti-t janë realizuar nga Gagliardini (15′, 81′) dhe Perisic (54′). Genoa ka luajtur me 10 lojtarë nga minuta e 39-të.

Kjo fitore e zikaltërve është bërë akoma më e rëndësishme nga ndalesat e Lazio-s së Strkoshës dhe Roma-s, dy rivale direkte në garën për një vend në Champions.

Lacialët janë mposhtur 1-0 në fushën e Spal-it, ndërsa Roma ka barazuar 2-2 me Fiorentina-n.

Related posts

CSKA Moska thellon rezultatin, shënon gol Arnor Sigurdsson (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Tottenham-Manchester City, Heung-Min Son zhbllokon sfidën për vendasit

Delo.autor

Alex Sandro drejt Premier League, United rivalizon Chelsean për shërbimet e tij

Q.Autor

Leave a Comment